Kryeministri britanik Rishi Sunak ka zhvilluar sot paradite një bisedë telefonike me Edi Ramën. Sipas zyrës së shtypit të kryeministrisë britanike, ata kanë diskutuar për marrëdhëniet e ngushta mes Britanisë së Madhe dhe Shqipërisë, duke vënë në dukje bashkëpunimin e rëndësishëm dypalësh, duke përfshirë tregtinë dhe investimet.