Franca është zgjuar e djegur nga nata e pestë e revoltave pas vrasjes së 17 vjeçarit Nahel nga policia. Mbrëmjen e 1 korrikut, në një bashki në jug të Parisit, një makinë është futur brenda shtëpisë së një kryebashkiaku duke lënë të lënduar bashkëshorten dhe fëmijën e tij. Prokuroria ka nisur hetimet për tentativë vrasje.