Kryetari i Partisë Demokracia Serbe, Aleksandar Arsenijevic njoftoi në rrjetet sociale se është sulmuar nga një person, i cili fillimisht e ka ofenduar, e më pas ka tentuartë nxjerrë armën. POlitikani serb në Mitrovicën e Veriut pretendon se ky person, kombësia e të cilit nuk bëhet publike, ka shfaqur shenja agresiviteti ndaj tij dhe herë të tjera.