Gjykata e lartë në Kraleve të Serbisë ka vendosë masën e sigurisë prej një muaji paraburgim për tre policët e Kosovës që rrëmbeu policia speciale Serbe më 14 qershor. Ata dyshohen për prodhim, posedim, mbajtje dhe trafikim i paautorizuar i armëve dhe mjeteve plasëse sipas Kodit Penal të Serbisë. Lirimin e tyre të menjëhershëm e ka kërkuar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.