Në tre ditët e fundit, policia kufitare e Kosovës u sulmua katër herë në Zubin Potok. Në asnjërën prej sulmeve nuk pati policë të lënduar. Për të kryer hetimet, Policia e Kosovë bllokoi një pjesë të rrugës kryesore që të çon në pikën kufitare në Bërnjak, megjithatë pati rrugë alternative për të arritur në këtë pikë.