Zyrtarë të policisë së Kosovës janë sulmuar me kallashnikovë e granata dore mëngjesin e sotëm, një incident ky që rikthen hijen e tensioneve në një zonë të vendit të prirur drejt tyre. Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, pohoi në një konferencë për shtyp se ky është sulmi i katërt gjatë tre ditëve te fundit.