Anija kryesore e Flotiljes Globale Sumud, apo GSF, të nisur drejt Gazës është goditur me dron, cka shkaktoi një zjarr në bordin e saj por fatmirësisht, pasagjerët dhe ekuipazhi shpëtuan paq e janë të sigurtë. Një zëdhënës i GSF-së fajësoi Izraelin i cili ka heshtur për incidentin, ndërsa Garda Kombëtare Tuniziane i cilësoi raportet për një sulm me dron si “krejtësisht të pabazuara”.