Pavarësisht sulmit me cekan nga një person i paidentifikuar në Vilnius të Lituanisë, Leonid Volkov, ish ndihmësi më i afërt i liderit të ndjerë opozitar rus Alexei Navalny u shpreh se nuk do ta ndalë aktiviteti e tij. “Do të vazhdoj të punoj dhe nuk do të dorëzohem”, tha Volkov në një video të publikuar në Telegram, pas daljes nga spitali në kryeqytetin lituanez.