Dy persona kanë mbetur të vdekur dhe tre të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në një kafene në pronësi të shqiptarëve në Saint-Gilles, në Bruksel. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së enjtes, ndërsa ngjarja dyshohet se ka lidhje me pazaret e drogës.