Top Channel/ Sulmi në veri të Kosovës, opozita serbe akuzon Vuçiç-in për ngjarjet në Kosovë
26/09/2023 23:24

Pas sulmit në veri të Kosovës ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku, një pjesë e partive opozitare në Parlamentin serb kanë akuzuar presidentin serb Aleksandar Vuçiç dhe partinë e tij Progresive Serbe, për autorësinë e ngjarjes së rëndë. Radio Europa e Lirë, teksa citon agjencinë Beta, raporton se presidenti i partisë opozitare serbe, Lëvizja Kombëtare e Serbisë, Mirosllav Aleksiç, deklaroi se Vuçiç dhe nënkryetari i Listës Serbe, Millan Radoiçiç janë përgjegjësit kryesorë për gjakderdhjen në Banjskë të Zveçanit. “Pas konfliktit të armatosur në Banjskë, në të cilën vdiqën të paktën katër persona, Vuçiç duhet të japë dorëheqje. Radoiçiç nuk ka mundur të armatosë dhjetëra serbë në veri pa dijeninë dhe miratimin e presidentit serb dhe shërbimeve serbe të sigurisë. Këta të dy kanë më së shumti përgjegjësi për gjakun e derdhur në Banjskë”, tha Aleksiç. Të njëjtin qëndrim ka mbajtur edhe deputeti opozitar nga Partia pro-Evropiane Demokratike, Sërxhan Milivojeviç, i cili u shpreh se Vuçiç duhet të japë dorëheqjen, sepse në luftën njëditore të tij ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, lideri serb sakrifikoi serbët e rinj në Kosovë. Duke komentuar akuzat e Sveçlës se Radoiçiç udhëhoqi 30 serbë që sulmuan Policinë në Banjskë, deputeti tha se pjesëmarrja e personit të shpallur non grata nga SHBA-ja në këtë ngjarje tragjike nuk do të ishte befasi. Nëse pjesëmarrja e Millan Radoiçiç në sulmin e së dielës ndaj Policisë së Kosovës do të konfirmohet atëherë sipas tij kjo do ta vërtetonte më së miri se presidenti serb qëndron pas këtij veprimi.

Top Channel/ “S`na lejojnë provimin ne shqip”, shpërthejnë protestat e studentëve në RMV!
04/04 15:23
Top News – ‘Greqia, shërbëtore e Izraelit’. Yannis Varoufakis: Kemi humbur pavarësinë tonë
02/04 15:39
Top Channel/ Moti i keq “skuq” Greqinë. Pluhuri afrikan shkakton probleme
01/04 22:50
Top News-Mickoski sakrifikon BE për ‘identitetin maqedonas’/Bullgaria të njohë minoritetin tonë atje
01/04 17:46
Top News- Skandali me fondet e BE për bujqësinë/ Kërkohet heqja e imunitetit për 11 deputetë grekë
01/04 11:40
Top News- Aleanca rrëzon pretendimet e Moskës për militarizim të Ballkanit Perëndimor
31/03 14:40
Top News- Serbia kundër udhëzimeve të BE/ Marrëveshje e re për furnizim me gaz nga Rusia
31/03 13:33
Top Channel/ Kroacia i mbyll derën Vuçiçit, anulon samitin e Ballkanit Perëndimor
30/03 22:27
Top Channel/ Greqia rrit pagën minimale/ Nga 1 prilli 920 euro bruto, rritje e 6-të që nga viti 2019
29/03 11:50
Top Channel/ 22 emigrantë vdesin afër Greqisë / Humbën jetën pas gjashtë ditësh në det pa ushqim
29/03 11:13
Top News – Tragjedi në Mesdhe. 22 emigrantë humbin jetën në ujërat greke
28/03 20:09
Top News- Putin strehon agjentët serbë/ Shërbimi sekret rus i përdori për trazira në Francë
27/03 13:50
Top News- Vuçiç bëhet paranojak/ ‘Kurti kërkon të zëvendësojë KFOR me FSK në Veri’
27/03 13:07
Top News – Greqia rrit pagën minimale. Hyn në fuqi nga 1 prilli, kategoritë që përfitojnë
26/03 15:23
Top News- Marta Kos ish agjente e UDB? Komisionerja përballet me eurodeputetët për akuzat
26/03 10:55
Top Channel/ Serbia hakmerret për misrin! Bllokohen 20 kamionë me fruta nga Shqipëria
24/03 19:57
Top News – 27 vite nga bombardimet e NATO-s. Aleanca nisi sulmet mbi forcat serbe dhe çliroi Kosovën
24/03 09:46
Top News- Nis gjyqi i shumëpritur në Greqi / Përplasja e trenave me 57 viktima, 30 persona nën akuzë
23/03 13:13
Top News – 300 mln euro për të ulur naftën. Qeveria greke miraton paketën financuese rekord
23/03 11:01
Top News- Vendos raketat kineze te MiG-ët rusë/Vuçiç gati për luftë:Do na sulmojë Shqipëria e Kosova
22/03 16:24