Top Channel/ Sulmi në Donbas! Amerika dhe Perëndimi premtojnë armë shtesë për Ukrainën
19/04/2022 23:32

Të vazhdojmë të ndihmojmë ukrainën, kjo ishte kryefjala e diskutimit mes presidenti joe biden dhe liderve te tjerë evropian në një telefonatë të fundit, teksa rusia ka intensifikuar sulmin e saj në rajonin e donbas. Telefonata përfshinte gjithashtu presidentin francez Emmanuel Macron, kancelarin gjerman Olaf Scholz, sekretarin e përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg dhe kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson dhe erdhi pasi presidenti joe biden kishte pohuar më herët gjatë së martës se ai do të dërgonte më shumë armë në ukrainë. Ndërsa Gjermania njoftoi se i ka shteruar armët që mund t'i ofrojë Ukrainës nga rezervat e saj, por do të punojë me prodhuesit privatë të pajisjeve ushtarake për të ndihmuar Kievin me kërkesat që ka, tha të martën kancelari gjerman Olaf Scholz. “Ne jemi gati t'i bëjmë gjërat të mundshme (për Ukrainën),” shtoi ai. Të premten, Scholz tha se qeveria e tij do të rrisë shpenzimet e ndihmës ushtarake të vendit në 2022 në 2.16 miliardë dollarë, nga të cilat një pjesë e madhe do të shkojë në Ukrainë. Premtimet për armë vijnë pas thirrjev të vazhdueshme nga presidenti i Ukrainës Volodomyr Zelensky për aleatët që të rrisin furnizimet e tyre me armë në Kiev. "Ne kemi nevojë për artileri të rëndë, automjete blinduar, sisteme të mbrojtjes ajrore dhe avionë luftarakë - na duhet gjithçka e mundshme për të zmbrapsur forcat ruse dhe për të ndaluar krimet e tyre të luftës, tha zelensky javës së kaluar.

Top News – ‘Hapeni atë dreq Ngushtice’. Trump kërcënon Iranin: Ose lëshoj ferrin mbi ju!
05/04 16:40
Top News – Si e manipuloi CIA Iranin. Pas vijës së armikut, shpëtimi i pilotit të F15
05/04 15:42
Top News – Pashkë nën raketa. Në Jeruzalem nuk festohet ringjallja e Krishtit
05/04 14:21
Top News – Mesha e Pashkës. Papa Leoni: Dhuna e lufta të mos kthehen në normalitet
05/04 13:41
Top Channel/Zelensky takon Erdogan,Presidenti i Ukrainës vizitë zyrtare në Stamboll pas sulmeve ruse
05/04 12:09
Top Channel/ Sllovakia: Na duhet nafta ruse, Kryeministri Fico thirrje BE: Hiqni sanksionet
05/04 12:08
Top Channel/ U rrëzua në tokën iraniane, shpëtohet piloti, Trump: Operacion fantastik
05/04 12:07
Top News – Kriza në Lindjen e Mesme. India rikthehet te Irani, blen naftë pas 7 vitesh
04/04 23:15
Top Channel/ Rusia do të rrëmbejë Zelenskyn? Moska: Nuk do vepronim kurrë si SHBA me Maduron
04/04 21:59
Top Channel/ “Ju pret ferri”! Trump kërcënon Iranin: Keni 48 orë afat
04/04 19:42
Top News – Bomba e raketa afër centralit bërthamor. Irani akuzon SHBA e Izraelin, shtohet frika
04/04 18:45
Top Channel/ “Lamtumirë Dubai”: Eksodi i miliarderëve, largohen prej luftës në Iran!
04/04 15:08
Top News – Kina, plane të fshehta bërthamore. CNN zbulon impiantet e prodhimit të armëve
04/04 12:47
Top News-Granata e superfuqishme në dorën e SHBA. Prezantohet M111, dëmton çdo organ të trupit
04/04 12:05
Top Channel/ U lëshua me katapultë: Irani ofron shpërblim për pilotin e avionit të rrëzuar amerikan!
04/04 11:58
Top News- Digjet Kalifornia Jugore/ Shpërthejnë zjarret, evakuime në disa zona
04/04 11:49
Top News- Terminator, në vijën e frontit! Ukraina nxjerr robotët luftarakë kundër Rusisë
04/04 11:49
Top Channel/ Kriza e energjisë, Meloni në Gjirin Persik: Aleatë me SHBA, por jo kosto për Italinë!
04/04 11:47
Top Channel/ “Më mirë i përgatitur se i penduar”, BE-ja nis masat për krizën e energjisë!
04/04 11:46
Top Channel/Lufta në Iran ndryshon hartën e turizmit: Shqiperia, përfituesja më e madhe në Ballkan?!
04/04 11:45