Trazirat e fundit në Malin e Zi, nuk e kanë lënë indiferent Bashkimin Europian. Që nga momenti kur u paralajmërua mocioni i mosbesimit ndaj qeverisë së kryeministrit Zdravko Krivokapic filluan akuzat mes Kryeministërit dhe Zv/kryeministrit, protestat në rrugë dhe së fundmi erdhi edhe propozimi për shkarkimin e Kryetarit të Parlamentit, Aleksa Beçic.