Prokuroria Speciale e Kosovës njoftoi se është ndaluar një person i cili dyshohet se ka marrë pjesë në sulmin ndaj pjesëtarëve KFOR-it dhe Policisë së Kosovës në Zveçan. Ky i fundit do të qendrojë në ambientet e paraburgimit për të paktën 48 orë. Ai u ndalua në Zveçan, komunën në veri të Kosovës, e banuar me shumicë serbe dhe dyshohet të jetë autor i veprave penale bashkim për veprimtari kundërkushtetuese, rrezikim të personave nën mbrojtje ndërkombëtare, pjesëmarrje në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizëm, si dhe sulm ndaj personit zyrtar”, tha Prokuroria Speciale e Kosovës.