Top Channel/ Sulmi ndaj Trump, Shërbimi Sekret nën hetim nga Departamenti i Sigurisë Kombëtare
17/07/2024 19:46

Inspektori i Përgjithshëm i Departamentit të Sigurisë Kombëtare bëri të ditur të mërkurën se ka hapur një hetim ndaj Shërbimit Sekret mbi mënyrën se si e ka trajtuar çështjen e sigurisë për ish-presidentin Donald Trump, në ditën e atentatit kundër tij, gjatë një tubimi në Pensilvani. Inspektori i Përgjithshëm i Dep. të Sigurisë Kombëtare heton Shërbimin Sekret lidhur me sulmin ndaj ish-presidentit Trump Në një njoftim të shkurtër, të postuar në faqen e internetit, zyra e Inspektorit tha se po kërkohet të “vlerësohen procedurat e ndërmarra nga Shërbimi Sekret për të garantuar sigurinë gjatë aktivitetit në kuadër të fushatës, të ish-presidentit Trump, më 13 korrik të vitit 2024”. Agjencia nuk dha asnjë detaj se kur kishte nisur hetimi. Njoftimi ishte mes një listë të gjatë me çështje në vazhdim, që po ndiqen nga zyra e inspektorit të përgjithshëm të Departamentit të Sigurisë Kombëtare. Ndërkohë presidenti Joe Biden kishte kërkuar një hetim të pavarur të procedurave për garantimin e sigurisë gjatë tubimit për zotin Trump. Sulmi me armë ka ngritur shumë pikëpyetje rreth asaj se si personi i dyshuar, 20 vjeçari Thomas Matthew Crooks, kishte arritur të ngjitej në çatinë e një godine që kishte fushëpamje të qartë të vendit ku po fliste ish-presidenti dhe që ndodhej 135 metra larg. Ish-presidenti u plagos në veshin e djathtë. Një pjesëmarrës në tubim u vra dhe dy të tjerë u plagosën rëndë. Crooks u vra nga snajperat e Shërbimit Sekret. Dështimi në masat e sigurisë, ndodhi pavarësisht një kërcënimi ndaj jetës së zotit Trump nga Irani, që kishte çuar në rritjen e sigurisë për ish-presidentin në ditët para tubimit të së shtunës. Drejtoresha e Shërbimit Sekret Kim Cheatle tha se agjencia e kupton rëndësinë e rishikimit të urdhëruar nga Presidenti Biden. Ajo tha se do të bashkëpunojë me hetimet si dhe do të marrë pjesë në seancat e thirrura nga Kongresi për të hetuar çështjen. Ajo tha se agjencia po punonte për të kuptuar se si ndodhi sulmi i së shtunës dhe për t’u siguruar që diçka e tillë, të mos përsëritej më kurrë. Agjencia që ka një personel prej rreth 7,800 personash është përgjegjëse për mbrojtjen e presidentëve, nënpresidentëve dhe familjarëve të tyre, si dhe ish-presidentëve, bashkëshortëve dhe fëmijëve të tyre, nën moshën 16 vjeç. Po kështu Shërbimi Sekret ofron siguri edhe për disa zyrtarë të tjerë të nivelit të lartë të kabinetit qeverisës, si sekretari i Sigurisë Kombëtare. Pamjet: AFP

Top News – ‘Hapeni atë dreq Ngushtice’. Trump kërcënon Iranin: Ose lëshoj ferrin mbi ju!
05/04 16:40
Top News – Si e manipuloi CIA Iranin. Pas vijës së armikut, shpëtimi i pilotit të F15
05/04 15:42
Top News – Pashkë nën raketa. Në Jeruzalem nuk festohet ringjallja e Krishtit
05/04 14:21
Top News – Mesha e Pashkës. Papa Leoni: Dhuna e lufta të mos kthehen në normalitet
05/04 13:41
Top Channel/Zelensky takon Erdogan,Presidenti i Ukrainës vizitë zyrtare në Stamboll pas sulmeve ruse
05/04 12:09
Top Channel/ Sllovakia: Na duhet nafta ruse, Kryeministri Fico thirrje BE: Hiqni sanksionet
05/04 12:08
Top Channel/ U rrëzua në tokën iraniane, shpëtohet piloti, Trump: Operacion fantastik
05/04 12:07
Top News – Kriza në Lindjen e Mesme. India rikthehet te Irani, blen naftë pas 7 vitesh
04/04 23:15
Top Channel/ Rusia do të rrëmbejë Zelenskyn? Moska: Nuk do vepronim kurrë si SHBA me Maduron
04/04 21:59
Top Channel/ “Ju pret ferri”! Trump kërcënon Iranin: Keni 48 orë afat
04/04 19:42
Top News – Bomba e raketa afër centralit bërthamor. Irani akuzon SHBA e Izraelin, shtohet frika
04/04 18:45
Top Channel/ “Lamtumirë Dubai”: Eksodi i miliarderëve, largohen prej luftës në Iran!
04/04 15:08
Top News – Kina, plane të fshehta bërthamore. CNN zbulon impiantet e prodhimit të armëve
04/04 12:47
Top News-Granata e superfuqishme në dorën e SHBA. Prezantohet M111, dëmton çdo organ të trupit
04/04 12:05
Top Channel/ U lëshua me katapultë: Irani ofron shpërblim për pilotin e avionit të rrëzuar amerikan!
04/04 11:58
Top News- Digjet Kalifornia Jugore/ Shpërthejnë zjarret, evakuime në disa zona
04/04 11:49
Top News- Terminator, në vijën e frontit! Ukraina nxjerr robotët luftarakë kundër Rusisë
04/04 11:49
Top Channel/ Kriza e energjisë, Meloni në Gjirin Persik: Aleatë me SHBA, por jo kosto për Italinë!
04/04 11:47
Top Channel/ “Më mirë i përgatitur se i penduar”, BE-ja nis masat për krizën e energjisë!
04/04 11:46
Top Channel/Lufta në Iran ndryshon hartën e turizmit: Shqiperia, përfituesja më e madhe në Ballkan?!
04/04 11:45