Sulmi kibernetik ndaj platformës qeveritare e-albania në 15 korrik të këtij viti dhe ndaj sistemeve të policisë në 9 shtator nuk ishte një rrufe në qiell të hapur. Top Channel ka siguruar një urdhër të dhënë nga Kryeministri Rama në nëntor të vitit të kaluar për ngritjen e një grupi ndërinstitucional pune me qellim përmirësimin dhe garantimin e sigurisë kombëtarë kibernetike. Por pavarësisht se ky grup përbëhej nga 6 institucione që do të takoheshin në mënyrë periodike dhe brenda shkurtit të këtij viti do të duhet të kishin garantuar sigurinë kombëtare kibernetike, sulmet treguan se kjo nuk u arrit.