Top Channel/ Sulmi izraelit ndaj Iranit, cilët janë 3 “kokat” e ushtrisë së Teheranit që u eliminuan
13/06/2025 18:24

Tre nga figurat më të larta ushtarake të Iranit janë vrarë gjatë një operacioni ajror të paprecedentë izraelit, në atë që cilësohet si një goditje e rëndë për strukturën e sigurisë së Republikës Islamike. Mes viktimave është Hossein Salami, komandanti i Gardës Revolucionare Islamike, një nga njerëzit më të fuqishëm në Iran, përgjegjës për operacionet ushtarake dhe ndihmat për milicitë në Lindjen e Mesme. Gjithashtu është vrarë edhe Mohammad Bagheri, shefi i shtabit të ushtrisë iraniane. Ai kishte një rol kyç në bashkërendimin e forcave të armatosura dhe ishte figurë kyçe në strategjitë ushtarake të vendit. Personazhi i tretë është Ali Shamkhani, ish-shef i sigurisë kombëtare, që kishte qenë pjesë e marrëveshjeve të rëndësishme diplomatike me Arabinë Saudite dhe Perëndimin. Ekspertët thonë se ish-shefi i sigurisë ishte ambicioz dhe kishte një portofol të gjerë. Ai kandidoi për president në vitin 2001 dhe mbajti poste kyçe në IRGC dhe në ministrinë e mbrojtjes. Disa analistë sugjeruan se Ajatollah Khamenei mund ta kishte konsideruar atë si tepër ambicioz. Megjithatë, ai mbeti këshilltar i afërt i liderit suprem dhe dha këshilla gjatë bisedimeve bërthamore me administratën e Presidentit Trump. Vdekja e tyre pritet të lërë një boshllëk të madh në komandën iraniane dhe, sipas ekspertëve, mund të pengojë aftësinë e Iranit për të reaguar ushtarakisht ndaj Izraelit. Hetimet për mënyrën e realizimit të këtij sulmi vazhdojnë, ndërsa tensionet në rajon janë në rritje.

Top News- Dorëzohet Irani, gati t’i jap fund luftës, por me një kusht
31/03 22:59
Top News- Britania në Luftë? Nxjerr trupat ushtarake, i nis drejt Lindjes së Mesme kundër Iranit
31/03 22:58
Top News- Irani nxjerr fëmijët në fushëbetejë/ I armatos kundër SHBA e Izraelit
31/03 22:58
Top News-SHBA hedh bombat 2000 paundëshe, digjet Irani/ Trump nxjerr artilerinë e rëndë
31/03 22:57
Top Channel/ Zbulohet lëvizja e madhe! Mbreti i Anglisë do takojë Trump në Shtëpinë e Bardhë
31/03 20:01
A do ketë sulme të reja mes Iranit dhe SHBA?/ Ja çfarë pritet në orët në vijim
31/03 19:30
Top News-Nga VAR, te zëvendësimet. FIFA zyrtarizon rregullat e reja për Botërorin
31/03 19:05
Top News- ‘Mësoni si të luftoni vetë’/ Trump kërcënon Europën-Nuk do të jemi më atje për ju
31/03 18:55
Top News – Me kë po flet Trumpi në Iran? Përmend kreun e Kuvendit, por ai e ka mohuar
31/03 18:54
Top News – ‘Aleancë me vendet arabe’. Netanjahu sulmon udhëheqësit e BE: Frikacakë!
31/03 16:19
Top Channel/ Varianti “Cicada” rikthen vëmendjen te COVID-19, por pa alarm!
31/03 15:18
Top Channel/ “Shkoni merrni naftën tuaj”! Trump sfidon vendet europiane për Hormuzin
31/03 15:08
Top Channel/ Rusia refuzon paqen për Pashkë! Kremlini: S’ka propozim të qartë nga Ukraina
31/03 14:58
Top Channel/ Diplomatët e BE në Kiev për Buçën/ 4 vite nga ngjarja, BE ne krah te Ukrainës
31/03 14:20
Top News – Vrasja e 3 paqeruajtësve në Liban, Këshilli i Sigurimit i OKB mblidhet në seancë urgjente
31/03 14:16
Top News – Dronë ‘Made in Germany’. Rheinmetall prezanton Ghost Bat për ‘Bundeswehr’
31/03 13:33
Top News – Italia i thotë ‘Jo’ Trump/ Nuk jep leje për përdorimin e bazave të saj ushtarake
31/03 13:24
Top News – Irani, 32 ditë pa internet. Autoritetet masa të rrepta censurimi në shkallë kombëtare
31/03 12:10
Top Channel/ Celine Dion rikthehet në skenë pas sëmundjes së rrallë, publikon këngë të re
31/03 12:10
Top News – Britania e Madhe, e shqetësuar nga lufta. Starmer takim urgjent mbi pasojat ekonomike
31/03 12:02