Raportet mes presidentes së Kosovës Vjosa Osmani dhe Kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama janë zbehur edhe më tutje. Kjo së fundmi u pa edhe në New York, ku mungoi takimi, por jo edhe “sulmi”. Presidentja Osmani akuzoi kryeministrin e Shqipërisë se arsyeton veprimet pro ruse të Serbisë. Një qëndrim i tillë i presidentes karshi Edi Ramës si lobues i Kosovës në arenën ndërkombëtare nuk ka interpretim racional, sipas njohësve të çështjes.