Top Channel/Sulmi gati:Rusia zhvendos flotën e helikopterëve luftarakë në kufi, nisen anijet amfibe!
13/02/2022 14:21

Rusia ka zhvendosur në kufi helikopterët e saj luftarakë, cka po shihet si shenjë se sulmi mbi Ukrainën, mund të jetë i afërt. Lëvizja e Moskës erdhi pasi presidenti amerikan Joe Biden e paralajmëroi Vladimir Putinin se agresioni mbi vendin fqinj “do t`i kushtojë shtrenjtë”. Sipas gazetës gjermane Der Spiegel, e cila citon për këtë pohim të saj burime të inteligjencës, mësymja mund të ndodhë të mërkurën, në 16 shkurt. Infomacionet e CIA-s dhe disa shërbimeve të tjera sekrete shkojnë deri aty sa të pohojnë edhe se cilat njësi ushtarake do të kalojnë të parat në veprim. Dislokimi masiv i helikopterëve ushtarakë në rajonin perëndimor Belgorod, vetëm 30 km larg Ukrainës, po shihet si një nga shenjat më ogurzeza deri tani të një pushtimi rus. lëvizje të njëjta ishin vënë re po në këtë zonë në 2014-tën, kur Moska aneksoi Krimenë dhe ndërhyri në Donbas. Mësohet se helikopterët e dërguar në rajonin e Nizhny Novgorod, janë të tipit Ka-52 Alligators, Mi-8 dhe Mi-24. Biesa mes Bidenit dhe Putinit nuk e zbehu rrezikun e luftës, teksa bisedimet mes dy liderëve nuk prodhuan asgjë të re, ndërsa Rusia mban tani 130 mijë trupa në kufi, gati për ndërhyrje. Këtë javë, Rusia zhvendosi në Detin e Zi edhe gjashtë anije amfibe sulmi, duke rritur aftësinë e saj për të zbarkuar në bregdet.

Top Channel/ Serbi, eksploziv në tubacionin e gazit në kufi me Hungarinë: Vucic telefonon Orban!
06/04 11:13
Top News – Vritet shefi i inteligjencës iraniane/ Iranit i priten ‘tentakulat’, kush e ekzekutoi?
06/04 10:56
Top Channel/ Lufta, pasoja për mjedisin. Paralajmërimi i OKB: Në Iran po çlirohen substanca toksike
05/04 23:06
Top Channel/ Si u shpëtua piloti amerikan. I plagosur, por u ngjit në 2000 m lartësi në Iran. Detajet e operacionit
05/04 22:19
Top Channel/ “Të martën hapen portat e ferrit”. Trump: Presim marrëveshje për hapjen e Hormuzit
05/04 22:14
Top News – Gjermania përgatitet për luftë. Burrat që largohen nga vendi duhet të marrin leje
05/04 21:33
Top Channel/ Trump tjetër paralajmërim Iranit: Ju pret ferri nëse nuk hapni ngushticën e Hormuzit!
05/04 20:00
Top News – ‘Hapeni atë dreq Ngushtice’. Trump kërcënon Iranin: Ose lëshoj ferrin mbi ju!
05/04 16:40
Top News – Si e manipuloi CIA Iranin. Pas vijës së armikut, shpëtimi i pilotit të F15
05/04 15:42
Top News – Pashkë nën raketa. Në Jeruzalem nuk festohet ringjallja e Krishtit
05/04 14:21
Top News – Mesha e Pashkës. Papa Leoni: Dhuna e lufta të mos kthehen në normalitet
05/04 13:41
Top Channel/Zelensky takon Erdogan,Presidenti i Ukrainës vizitë zyrtare në Stamboll pas sulmeve ruse
05/04 12:09
Top Channel/ Sllovakia: Na duhet nafta ruse, Kryeministri Fico thirrje BE: Hiqni sanksionet
05/04 12:08
Top Channel/ U rrëzua në tokën iraniane, shpëtohet piloti, Trump: Operacion fantastik
05/04 12:07
Top News – Kriza në Lindjen e Mesme. India rikthehet te Irani, blen naftë pas 7 vitesh
04/04 23:15
Top Channel/ Rusia do të rrëmbejë Zelenskyn? Moska: Nuk do vepronim kurrë si SHBA me Maduron
04/04 21:59
Top Channel/ “Ju pret ferri”! Trump kërcënon Iranin: Keni 48 orë afat
04/04 19:42
Top News – Bomba e raketa afër centralit bërthamor. Irani akuzon SHBA e Izraelin, shtohet frika
04/04 18:45
Top Channel/ “Lamtumirë Dubai”: Eksodi i miliarderëve, largohen prej luftës në Iran!
04/04 15:08
Top News – Kina, plane të fshehta bërthamore. CNN zbulon impiantet e prodhimit të armëve
04/04 12:47