Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi po zhvillon një vizitë zyrtare në Izrael. Ai u takua me homologun e tij, Yoav Gallant ku nënshkruan një marrëveshje në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes. Një marrëveshje kjo e nivelit të lartë që krijon baza solide ligjore mes dy vendeve për të bashkëpunuar në fushën e sigurisë, mbrojtjes, teknologjisë ushtarake, trajnimeve dhe shkëmbimit të informacionit.