Top Channel/ Sulmet në Siri, kush janë Druzët dhe përse po i mbron Izraeli?!
17/07/2025 14:15

Pas disa ditë përleshjesh, në Siri u njoftua arritja e një armëpushimi mes zyrtarëve qeveritarë dhe udhëheqësve të fiseve druze. Ndërhyrja ndaj këtyre të fundit nxiti sulme ushtarake nga ana e Izraelit. Korespondentët e huaj thonë se forcat qeveritare siriane kanë nisur tërheqjen nga qyteti Suveida, edhe pse nuk është e sigurt nëse armëpushimi do të respektohet.Ndërkohë, bombardimet e shtetit hebre kanë vazhduar edhe pas shpalljes së pushimzjarrit. Druzët, degë e Islamit shiit, janë një pakicë etno-fetare që flet arabisht dhe jeton në Siri, Liban, Izrael dhe Lartësitë e pushtuara të Golanit. Rreth gjysma e ndjekësve të këtij besimi - me gjithsej afro një milion pjesëtarë - jetojnë në Siri, ku përbëjnë rreth 3% të popullsisë. Në Izrael, ky komunitet konsiderohet në masë të madhe si besnik ndaj shtetit, për shkak të pjesëmarrjes së pjesëtarëve të tij në shërbimin ushtarak. Sipas Byrosë Qendrore të Statistikave të Izraelit, rreth 152.000 druzë jetojnë në Izrael dhe në Lartësitë Golan - të pushtuara nga shteti hebre. Që nga rrëzimi i regjimit të Bashar al-Assadit në dhjetor, druzët u kanë rezistuar përpjekjeve të autoriteteve të reja për të vendosur autoritetin në jug të Sirisë. Shumë prej tyre kundërshtojnë praninë e forcave zyrtare të sigurisë në Suveida dhe nuk pranojnë të bashkohen me ushtrinë siriane. Arsyeja përse Izraeli po sulmon tani Sirinë për t’i penguar forcat e Damaskut që të ushtrojnë kontroll ushtarak në jug të vendit, pikërisht pranë kufirit me Izraelin i cili nuk do që në këtë zonë të ketë ushtri.

Top News – Kriza në Lindjen e Mesme. India rikthehet te Irani, blen naftë pas 7 vitesh
04/04 23:15
Top Channel/ Rusia do të rrëmbejë Zelenskyn? Moska: Nuk do vepronim kurrë si SHBA me Maduron
04/04 21:59
Top Channel/ “Ju pret ferri”! Trump kërcënon Iranin: Keni 48 orë afat
04/04 19:42
Top News – Bomba e raketa afër centralit bërthamor. Irani akuzon SHBA e Izraelin, shtohet frika
04/04 18:45
Top Channel/ “Lamtumirë Dubai”: Eksodi i miliarderëve, largohen prej luftës në Iran!
04/04 15:08
Top News – Kina, plane të fshehta bërthamore. CNN zbulon impiantet e prodhimit të armëve
04/04 12:47
Top News-Granata e superfuqishme në dorën e SHBA. Prezantohet M111, dëmton çdo organ të trupit
04/04 12:05
Top Channel/ U lëshua me katapultë: Irani ofron shpërblim për pilotin e avionit të rrëzuar amerikan!
04/04 11:58
Top News- Digjet Kalifornia Jugore/ Shpërthejnë zjarret, evakuime në disa zona
04/04 11:49
Top News- Terminator, në vijën e frontit! Ukraina nxjerr robotët luftarakë kundër Rusisë
04/04 11:49
Top Channel/ Kriza e energjisë, Meloni në Gjirin Persik: Aleatë me SHBA, por jo kosto për Italinë!
04/04 11:47
Top Channel/ “Më mirë i përgatitur se i penduar”, BE-ja nis masat për krizën e energjisë!
04/04 11:46
Top Channel/Lufta në Iran ndryshon hartën e turizmit: Shqiperia, përfituesja më e madhe në Ballkan?!
04/04 11:45
Top News – Trump: Jemi në luftë!/ Çfarë ndodh tani pas rrëzimit të dy avionëve amerikanë nga Irani
04/04 10:31
Top Channel/ Udha e kryqit, Papa Leoni mesazh për luftën
03/04 23:37
Top Channel/ Çfarë fshihet pas rrëzimit të avionit amerikan në Iran? E zbulojnë analistët
03/04 23:19
Top News- SHBA në kaos në Lindjen e Mesme, dy avionë luftarakë të rrëzuar në pak orë
03/04 22:58
Top News- Irani rrëzon tjetër avion amerikan, A-10 u godit në zonën e Hormuzit
03/04 22:57
Top News- Rrëzohet F-15E-ja luftarake amerikane, Irani godet avionin e parë nga nisja e luftës
03/04 22:56
Top News- Ukraina ngadalëson përparimin e armikut, çliron tokën, shteron arkën e luftës së Rusisë
03/04 22:55