Pas rritjes së një dite më parë, cmimi i naftës pësoi sërish ulje në mesin e vëmendjes së shtuar të investitorëve për zhvillimet në Detin e Kuq. Anijet tregtare janë rikthyer në zonë, pavarësisht sulmeve të së martës prej rebelëve Huthi të mbështetur nga Irani, që kanë ngjallur frikë dhe pështjellim me goditjet e tyre të befasishme.