Top Channel/ “Sulmet ndaj SPAK, s’tolerohen”, Gonzato: E vetmja gjë që ka ndikuar tek integrimi…
30/10/2024 21:05

Ambasadori i Delegacionit të BE-së në Tiranë, Gonzato i cilëson të patolerueshme sulmet që bëhen në adresë të SPAK-ut. Gjatë një interviste për Top Channel ai thotë se rezultatet e SPAK janë e vetmja gjë që kanë ndikuar në integrimin e Shqipërisë. Gazetari Muhamed Veliu: Ambasador, me të drejtë thatë më herët se nuk komentoni për rastet individuale të sistemit të drejtësisë në Shqipëri. Por si e shihni rezultatin e fundit të Prokurorisë së Posaçme, njëkohësisht sulmet e vazhdueshme ndaj kreut të këtij institucioni, zotit Altin Dumani? Ambasadori Silvio Gonzato: Pra, ju e dini që unë nuk komentoj, atëherë pse më kërkoni të komentoj? Por jo, po bëj shaka. Nuk do të komentoj. E vetmja gjë që mund të them është se nëse ka një faktor që ka ndikuar në vlerësimin e situatës në sektorin e sundimit të ligjit nga Bashkimi Evropian, janë pikërisht rezultatet që po arrin SPAK-u. Dhe siç thashë, mendoj se duhet ta lejojmë SPAK-un të punojë. Absolutisht nuk duhet të tolerojmë sulme personale ndaj disa prej përfaqësuesve të këtyre institucioneve të pavarura të drejtësisë. Ne duhet t’i mbrojmë ata. Dhe ky është padyshim pozicioni im për këtë. Gazetari Muhamed Veliu: Më kanë thënë se gjatë një takimi me donatorët dhe kreun e SPAK-ut, zotin Altin Dumani, ju thatë, citoj: “SPAK-u po luan një rol kyç dhe vendimtar për anëtarësimin e Shqipërisë në BE”. Ju lutem, mund ta shtjelloni pak më tej deklaratën tuaj në lidhje me këtë? Ambasadori Silvio Gonzato: Po, është mjaft e qartë që një nga kërkesat që vjen nga BE-ja është që të ketë një historik solid për sa i përket rasteve të ndjekjes penale kundër rasteve të korrupsionit të nivelit të lartë këtu në Shqipëri. Dhe fakti që SPAK-u ka nisur ta bëjë këtë është absolutisht një shenjë pozitive. Është një shenjë se reforma po funksionon dhe po jep frytet e saj.

Top News- Kandidatura Braçe? Flet Berisha, Kush do jetë kandidati i PD?
04/04 16:04
Top News- A mund të sulmojë Irani me raketa Shqipërinë? Berisha tregon garancinë në mbrojtje
04/04 16:02
Top News – Rama: BE do të na marrë brenda vetes. ‘Kemi hapur të gjithë kapitujt e negociatave’
04/04 15:36
Top News – Berisha ‘harron’ Florjan Binajn! ‘Do u ofrojmë qytetarëve kandidatin më të shkëlqyer’
04/04 15:13
Top Channel/ Berisha heq dorë nga Binaj, premton një kandidat të PD për Tiranën
04/04 15:10
Top Channel/ “BE na mbështet”, Rama: Negociatat mbyllen deri në 2027, të gjitha vendet e BE janë pro
04/04 15:06
Top News – ‘Protesta e fuqishme, kundërshtarin do e kapim në befasi’ Berisha flet për 17 prillin
04/04 15:03
Top News – ‘Plogështi e madhe në stukturat e PD.’ Ja si përgjigjet kryedemokrati Sali Berisha
04/04 15:03
Top News – ‘Shtrenjtimi i naftës, taksimi më i lartë në botë’ Berisha flet për karburantet
04/04 15:03
Top News – ‘Masa qesharake për çmimin e naftës, emergjencë përgjysmimi i taksave’
04/04 15:02
Top News – ‘9 shtete të BE kundër Shqipërisë, integrimi në vend numëro, shkak Balluku’
04/04 15:02
Top News – ‘Edi Rama, armik i egër i integrimit dhe mbrojtës i interesave të tij.’
04/04 15:02
Top News – Berisha pyetet për Erion Braçen. ‘Nuk komentoj problemet e partisë së krimit’
04/04 15:01
Top Channel/ Berisha “djeg” Binajn për Tiranën: Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer
04/04 14:39
Top News – ‘Kemi yjet e fatit, BE do të na marrë brenda vetes.’ Rama flet për integrimin
04/04 14:32
Top News – ‘Korrupsioni, gënjeshtër shumë e madhe’ Rama u përgjigjet kritikëve
04/04 14:31
Top News – ‘Asnjë shtet i BE nuk është kundër, na duan pjesë të unionit europian.’
04/04 14:31
Top News – ‘Jo u bllokua, jo u ndalua ..’ Rama përgënjeshtron lajmet për integrimin në BE
04/04 14:30
Top News – Përplasjet me Spiropalin. Rama – Nuk kanë interes publik, ne folëm 7 orë
04/04 14:30
Top Channel/ Rama: Jemi vetëm në rrugën e integrimit, në katin e dytë të Brukselit…
04/04 13:57