Zëvendëskryeministrja, Belinda Balluku, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë ishte e pranishme në tryezën e organizuar për simulimin e menaxhimit të një krize kibernetike, ku kërkoi edhe nga bizneset private që të koordinohen me qeverinë për çështjen e mburojave kibernetike me qëllim shmangien e sulmeve të jashtme nga ana e hakerave.