Top Channel/ Sulme vdekjeprurëse në Bejrut, 6 të vrarë e 15 të plagosur! Izraeli mohon autorësinë
24/09/2024 21:55

Libani tha se gjashtë persona u vranë më 24 shtator në një sulm ajror izraelit në Bejrut, bastionin e Hezbollahut, grupit libanez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara. Ushtria izraelite konfirmoi se ka goditur kryeqytetin libanez për të dytën herë me radhë në ditët e fundit. “Izraeli armik goditi në periferi të Bejrutit, duke vrarë gjashtë persona dhe duke plagosur 15 të tjerë”, tha Ministria e Shëndetësisë e Libanit përmes një deklarate për media. Më herët, ekipet e shpëtimit, të lidhur me Hezbollahun, raportuan për tri viktima nga sulmi Ushtria izraelite tha se ka kryer “një sulm të shënjestruar në Bejrut”, por nuk dha detaje të mëtejme. Edhe të hënën, Izraeli tha se kishte kryer një “sulm të shënjestruar” në Bejrut. Hezbollahu dhe Izraeli kanë këmbyer zjarr përditë që kur ka nisur lufta në Gazë në tetor mes Izraelit dhe Hamasit, grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian. Por, sulmet ajrore izraelite në Liban të hënën vranë më shumë se 550 persona, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Liban, dita më vdekjeprurëse që kur Izraeli dhe Hezbollahu zhvilluan luftë më 2006. Sulmet ajrore vijnë pas shpërthimeve të koordinuara të pajisjeve të komunikimeve, që përdoren nga Hezbollahu, shpërthime që lanë të vrarë 39 persona javën e kaluar. Javën e kaluar, Izraeli po ashtu ka sulmuar jugun e Bejrutit, duke vrarë një komandant të lartë të Hezbollahut.

Top News – Hittler përballet me Zielinskin / Gara zgjedhore në qytetin francez bëhet virale
19/03 12:20
Top Channel/ Shpërthen meningjiti në Angli, mjekët: Nis si skuqje syri, po prek shumë të rinjtë!
19/03 12:12
Top News – BE Sh.P.K, përgjigja e Brukselit për SHBA e Kinën. Propozimi për një mjedis të unifikuar
19/03 12:10
Top News- Evropa, Trumpit: S’është lufta jonë! ‘Nisi si president paqeje, mbaron si president lufte’
19/03 12:00
Top News – Vjen filmi i kukullës Labubu / Konfirmohet zyrtarisht, regjisori i Paddington në krye
19/03 12:00
Top News – Trump kërcënon: Do hedh në erë Iranin / Flakë e tym mbi fushat e naftës, çmimet në qiell
19/03 11:48
Top News – ‘Mizëri’ trupash drejt Iranit / SHBA sjell përforcime, lufta hyn në një fazë të re
19/03 11:44
Top News – Irani nuk do t’ia dijë për Trumpin / Godet dy rafineri nafte në Kuvajt, sfidon kërcënimet
19/03 11:41
Top News – Çmimi i gazit ‘shpërthen’ / Rritet me 30 përqind, nafta drejt 200 USD për fuçi
19/03 11:37
Top Channel/ Gjermania “ndërpret” këshillimet për azilin: Shkurtime buxhetore, kanë shumë kosto!
19/03 11:33
Top Channel/ Lufta e iranit, Trump shtyn udhëtimin në Kinë: Si fillim, të ndihmojnë me Hormuzin!
19/03 11:23
Top News – ‘Të teleportuar 20 vjet prapa në kohë’ / Rusët ankohen për ndërprerjen e internetit
19/03 10:24
Top News – Majmuni Punch vazhdon të ‘ngrohë zemra’ / Tërheq turmat në kopshtin zoologjik në Japoni
19/03 10:24
Top News – Shpërthen meningjiti në Britani / Starmer lëshon alarmin, nis vaksinimi urgjent
19/03 10:14
Top News – Bie ekstazia, ‘fluturon’ kokaina / Ja çfarë konsumohet në Evropë, studiohen ujërat e zeza
19/03 10:05
Top News – ‘Izraeli detyroi Trump të sulmojë Iranin’/FBI merr nën hetim ish drejtorin e antiterrorit
19/03 09:59
Top News- Irani nis hakmarrjen, dronë e raketa drejt vendeve të naftës në Gjirin Persik
18/03 23:00
Top News- Irani pa raketa, i shkatërrohen 200 baza të fshehta/ Garda Revolucionare nis hakmarrjen
18/03 22:50
Top News- “Irani nuk përbënte kërcënim”, Vance “i lumtur” për largimin e shefit të antiterrorit
18/03 22:40
Top News- SHBA nderon 6 pilotët, rrëzimi tragjik i avionit në Irak u mori jetën
18/03 22:27
DIGITALB DIGITALB