Në kërkesën e Prokurorisë Speciale të Kosovës për paraburgimin e pesë personave të arrestuar, të dyshuar për terrorizëm, thuhet se armët e sekuestruara që u gjetën gjatë bastisjeve, ishin blerë nga Policia e Kosovës. Këto armë u blenë, shpjegon REL, gjatë një shitblerjeje të simuluar nga forcat e rendit.