Situata në Lindjen e Mesme vijon të përkeqësohet, ndërsa raportohen sulme të reja dhe incidente që rrisin rrezikun për përshkallëzim të konfliktit. Sipas mediave iraniane, disa objekte ushtarake në zonën qendrore të Isfahanit janë goditur nga sulme, megjithëse nuk janë bërë publike vendndodhjet e sakta.