Përmes platformës X, Albin Kurti dha sot detaje mbi sulmin e 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, dhe planin që sipas kryeministrit të Kosovës, fshihej pas tij. Policia, tha Kurti, e ka konfirmuar që ky sulm ishte pjesë e një përpjekjeje për të aneksuar veriun e Kosovës, përmes një sulmi të koordinuar nga 37 pozicione të ndryshme. Kjo, sipas tij, do të pasohej nga krijimi i një korridori për në Serbi, i cili do ta mundësonte furnizimin me armë dhe trupa.