Një sulm është raportuar së fundmi në zonën e Dahiyeh, në periferinë jugore të Bejrutit, duke shkaktuar shpërthime dhe panik te banorët e zonës. Nga pamjet e siguruara nga gazetari i Top Channel në Bejrut, Artur Bibe, shihet momenti i shpërthimit, ndërsa mbi zonë ngrihet një re e madhe tymi të bardhë. Deri tani nuk ka të dhëna të konfirmuara për viktima apo të plagosur, ndërsa situata në zonë mbetet e tensionuar dhe pritet që autoritetet të japin më shumë informacion për rrethanat e sulmit.