Faqja zyrtare e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës në Maqedoni të Veriut është përballur të shtunën me një sulm kibernetik. për disa orë në faqen e kësaj ministrie u shfaq mesazhi, “Hakuar nga ekipi grek i hakerëve Netëatchers” , teksa kur klikon në faqe shfaqej një video në YouTube me titullin "Maqedonia e famshme".