Top Channel/ Sulm i rëndë në një spital në Gaza, raportohet për të paktën 500 viktima
17/10/2023 22:58

Një sulm i rëndë ka ndodhur në një spital në Gaza, ku Ministria e Shëndetësisë vendase raportoi se kanë humbur jetën të paktën 500 civilë. Pretendohet se bombardimet kanë ndodhur nga Ushtria e Izraelit, e cila ende nuk ka reaguar për situatën e rëndë, madje asnjëra nga palët nuk ka bërë një bilanc përfundimtar zyrtar. Spitali al-Ahli është i shkatërruar nga bombardimet, ndërsa ambulancat transportojnë pacientët në qendra të tjera shëndetësore. Pas situatës së rënduar Presidenti i Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas, ka anuluar një takim të planifikuar me presidentin e Shteteve të Bashkuara, Joe Biden. Organizata Botërore e Shëndetësisë e dënoi sulmin ndaj spitalit në jug të Rripit të Gazës, si dhe kërkoi mbrojtjen e menjëhershme të civilëve dhe kujdesit shëndetësor në enklavën palestineze. "Ne e dënojmë fuqishëm sulmin ndaj Spitalit Al-Ahli Arab", tha drejtori i organizatës së OKB-së në një reagim në rrjetin social X. Shumë spitale në Qytetin Gaza janë shndërruar në kampe refugjatësh për qindra njerëz, të cilët shpresojnë se Izraeli do t’i kursejë nga bombardimet, pasi i kishte urdhëruar të gjithë banorët e këtij qyteti dhe zonave përreth të largoheshin në drejtim të pjesës jugore të Rripit të Gazës. Bazuar në statistikat e bëra numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës ka arritur të paktën 2,750 civilë.

Top News – Rrëzohet helikopteri i ushtrisë / Bie mbi tregun e frutave, katër viktima në Iran
24/02 12:11
Top Channel/ Lufta në vitin e pestë, Ursula von der Leyen në Kiev: “Ne nuk do të tërhiqemi”!
24/02 12:06
Top Channel/ “Apokalips” bore në SHBA, anullohen mbi 5.700 fluturime: “Varroset” bregu lindor!
24/02 11:52
Top News- Shpërthim në stacionin e trenit në Moskë / Vritet një oficer policie, plagosen dy të tjerë
24/02 11:39
Top Channel/ 43 milionë euro, Polonia refuzon fondet e BE-së për mbrojtjen: “Nuk i duam”!
24/02 11:37
Top News – Nju Jorku ‘varroset’ nën dëborë / ‘Mbyllen’ miliona njerëz në shtëpi, stuhi masive
24/02 11:33
Top Channel/ 10%, hyn në fuqi tarifa globale e Trump-BBC: SHBA ka mbledhur 130 mld dollarë!
24/02 11:29
Top Channel/ Bordi i Paqes me faqe zyrtare, vendosen flamujt e Shqipërisë dhe Kosovës!
24/02 11:27
Top News – Kaos në Meksikë, tym dhe zjarr / 10 mijë trupa në rrugë pas vrasje
24/02 11:20
Top News – Irani, sulme terroriste në Evropë / Nëse Trump sulmon, ‘aleatët’ hakmerren
24/02 10:46
Top Channel/ 4 vjet nga lufta e Ukrainës, Zelensky tregon bunkerin: “Putin nuk ia arriti qëllimit”!
24/02 10:42
Top News – Londra, atentat gjeneralit rus / FSB gjen ‘gjurmë britanike’ në përpjekjen për vrasje
24/02 10:04
Top News- Arrestohet ish-ambasadori, doli në skandalet e dosjes Epstein
23/02 23:00
Top Channel/ Dështojnë sanksionet ndaj Rusisë, BE del huq në 4-vjetorin e luftës
23/02 22:57
Top Channel/ Bora “paralizon” SHBA, anulohen 5.600 fluturime
23/02 22:50
Top Channel/ Nga polic në ‘kokën’ e një prej karteleve më famëkeqe të drogës, kush ishte ‘El Mencho’
23/02 22:46
Top Channel/ Arrestohet ish-ministri britanik Mandelson prej dosjes “Epstein”
23/02 22:37
Top News- Dhunë e kaos në Meksikë, vdekja e bosit të drogës sjell kaos e vrasje masive
23/02 22:14
Top Channel/ Vdekja e bosit të drogës ‘El Mencho’, vriten 25 anëtarë të Gardës Kombëtare
23/02 21:42
Top Channel/ Kaos në Meksikë, eliminohen 25 ushtarë, rrezikohet Botërori
23/02 20:01
DIGITALB DIGITALB