Top Channel/ Suksesi në vendlindje, një familje e tërë e përkushtuar me vreshta në luginën e Drinos
22/02/2025 19:58

Familja Sula që zotëron një vresht në luginën e Drinos pranë fshatit Valare në Gjirokastër është mes atyre familjeve që u kthyen në Shqipëri pas një emigracioni të gjatë në Greqi. Përgjatë 10 viteve të fundit ata ja kanë dalë me angazhimin e të gjithë anëtarëve të familjes të zhvillojnë fermën dhe të sjellin një model sesi jetohet në harmoni me natyrën. Marsel Sula: Ne kemi qenë në emigracion si shumë shqiptarë të tjerë dhe jemi kthyer e kemi investuar në Shqipëri. Patjetër që nuk është e lehtë duhet punë e sidomos në bujqësi e blegtori që duhet punë nga mëngjesi në darkë. Është e përkushtuar e gjithë familja dhe situata tani është më e mirë se në fillim. Çfarë të mban ty Marsel këtu? Marsel Sula: E para është dashuria për vendin tim. E kemi të kultivuar brez pas brezi nga babai nga gjyshërit nga stërgjyshërit.” Në vreshtin e tyre buzë lumit Drino ditët me diell edhe në dimër janë të shumta. Të gjithë tani po përgatiten për punët e pranverës me krasitje, sistemime e modelim të mjedisit. Për Mitatin që vendosi të marrë familjen e të kthehet në vendlindje në një periudhë shumë të vështirë shpresa se do t’ia dilnin ishte motivi kryesor. Mitat Sula: Vështirësitë ishin të shumta dhe ka ende shumë. E para duhej të blinim tokën pronën, duheshin para që të bëhej investimi, kushtet për vaditjen, ngritjen e frutikulturës dhe vitikulturës. Këto kishin shkallë të lartë vështirësie. U detyruam të bëjmë një pus për vaditje. Që nga 2002 e deri tani ka ecur mirë. Krenaria jonë nis me atë që familja dikur nisi nga zero dhe tani jemi krenarë të besojmë tek djersa e puna jonë. Në Gjirokastër përgjatë Dronos një prej degëve kryesore të Vjosës janë funksionale të paktën 20 bujtina rurale me natyrë të ngjashme. Megjithëse ende të pasuportuara me programe kualifikimi apo mbështetje të tjera banorët ja kanë dalë ti shtojnë vlerën e turizmit të ngadaltë dhe miqësor me mjedisin ofertës turistike të destinacionit.

Top Channel/ Bordi rrit çmimin e naftës! Do kushtojë 217 lekë litri. Ndryshon edhe benzina
10/04 19:51
Top News – Nafta rritet me 7 lekë. Bordi rishikon çmimin, 24 orë pasi e uli me 10 lekë
10/04 19:15
Top Channel/ Inflacioni rritet lehtë në mars, ngjitet vetëm në 2.6%
08/04 20:04
Top Channel/Rritet çmimi i biletave për në Korçë nga nafta, 200 lekë më shumë udhëtimi drejt Tiranës
06/04 20:01
Top Channel/ Bizneset rrisin borxhin ndaj shtetit. Borxhi tatimor arrin 194 miliardë lekë
06/04 15:32
Top Channel/ Çmim rekord i domates, 350 lekë për kg. Fermerët: Na vjen turp, por u rritën kostot
05/04 19:49
Top Channel/Çmime të kripura në Elbasan, qytetarët prisnin të uleshin pas festave, por u shtrenjtuan
05/04 12:15
Top Channel/ 40% e punëtorëve kanë ikur, BSH: Emigrimi godet ekonominë, rrit presionin në inflacion
04/04 12:12
Top News- Rritet nafta, 224 lekë litri/ Qeveria ul akcizën, por çmimi ende i lartë
03/04 20:07
Top Channel/ Nafta shkon 224 leke, ulet taksa! Akt-normativ për të ulur akcizën
03/04 19:37
Top Channel/ ‘Sektori i naftës nuk është i rregulluar’, Eksperti i Ekonomisë në PD: Asgjë s’ka…
03/04 19:30
Top News- Ekonomia gjermane në ngërç/ Kriza e energjisë, përgjysmohen parashikimet për rritjen
03/04 18:36
Top Channel/ BSH: Lufta rrezikon rritje të inflacionit! E ngjashme me konfliktin në Ukrainë
02/04 20:05
Top News – Çmimet e referencës në bregdet. Rinis procesi i vlerësimit, rezultati brenda prillit
30/03 16:43
Top Channel/ Gruri do kushtojë më shumë, shkak nafta dhe plehrat kimikë! Fermerët ngrenë shqetësimin
29/03 19:48
Top Channel/ Rama: Shteti do ndërhyjë për naftën, do sigurojmë edhe rezerva!
28/03 23:13
Top News – ‘Dalim me humbje’. Importuesit e naftës, kundër çmimit tavan të Bordit
27/03 16:41
Top Channel/ Ekonomia ngadalëson ritmet, INSTAT: Rritja 3.79% në 2025, niveli më i ulët…
27/03 12:10
Top Channel/ Ngadalëson ekonomia, Instat: Në 2025, ritme më të moderuara rritjeje
26/03 20:22
Top Channel/ Ulet çmimi i naftës! Bordi vendos: Jo më shumë se 203 lekë për litër
26/03 20:00