Me firmën e tij, Rexhep Tajip Erdogan i dha fund sagës 20 mujore të kërkesës së Suedisë për anëtarësim në NATO, që priste konfirmimin e Turqisë. Nënshkrimi i kreut të shtetit turk ishte hapi i fundit në një proces të zvarritur në kohë, që kishte ngjallur pakënaqësinë e mjaft aleatëve të Ankarasë.