Suedia sot më 1 janar merr kryesimin e Presidencës së radhës të Bashkimit Evropian (BE) e cila ndryshon një herë në 6 muaj. Stafetën e mori nga Republika Ceke, rol kyç gjatë kryesimit nga suedezët do vijojë të jetë lufta e Rusisë në Ukrainë, efektet e saj në sigurinë dhe furnizimet me energji për të gjithë Evropën, dhe forcimi i aftësive ushtarake të BE-së dhe zinxhirët e furnizimit do të jenë çështjet kryesore.