Të moshuarit në pension dhe kategoritë në nevojë do të marrin kompensim për rritjen e cmimeve të produkteve të shportës si pasojë e tensioneve në Lindjen e Mesme. Ministrja e ekonomisë dhe inovacionit Delina Ibrahimaj pas mbledhjes së qeverisë njoftoi masën lehtësuese për familjet në pamundësi ekonomike që janë prekur nga pasojat e luftës.