Top Channel/ Stuhia shtyn zgjedhjet. Portugalia dhe Spanja bëhen gati të presin “Martën”
07/02/2026 22:43

Spanja dhe Portugalia po përgatiten për një tjetër stuhi që po i afrohet Gadishullit Iberik, vetëm pak ditë pasi përmbytjet e shkaktuara nga stuhia Leonardo rezultuan fatale në të dy vendet. E pagëzuar me emrin Marta, stuhia e radhës ka detyruar autoritetet portugeze të angazhojnë mbi 26,500 shpëtimtarë. Moti i keq ka bërë që tre bashki në Portugali të shtyjnë zgjedhjet presidenciale të planifikuara për të dielën, duke i zhvendosur ato për javën e ardhshme. Të dy vendet kanë lëshuar paralajmërime për rrezik përmbytjesh të reja, pasi reshjet e mëparshme bllokuan qindra rrugë, ndërprenë qarkullimin hekurudhor dhe detyruan mijëra persona të evakuohen nga zonat e përmbytura.

DIGITALB DIGITALB