Moti i keq me erë të forta dhe reshje shiu ka izoluar disa fshatra në Dukagjin të Shkodres pasi rruga lidhese është bllokuar në dy segmente te saj. Aksi Prekal - Kir, u bllokua per shkak të reshqitjes se gureve dhe dherave. Mengjesin e kesaj të premte, një pjese e malit dhe e shkembinjve, ra në rrugen qe po ndertohet prej disa muajsh nga bashkia duke shkatërruar të gjithë punen e berë.