Banorët e portit magjepsës të Meksikës, Akapulko, dhe qyteteve bregdetare përreth tij po përgatiten për mbërritjen e një stuhie e cila mund të sjellë pasoja katastrofike për zonën. I pagëzuar me emrin Otis, uragani i kategorisë pesë ka kthyer kujtimet e stuhisë shkatërrimtare të vitit 1997, e cila mori me dhjetëra jetë njerëzish.