Një stuhi breshëri ka ‘pushtuar’ natën e kaluar qytetin e Shkodrës. Sipas parashikimit të motit të dy ditëve më parë, pritej që disa qytete të kishin reshje shiu. Sikurse shihet edhe nga pamjet breshëri i rënë vijon të jetë ende prezent në rrugë, ka zbardhur Shkodrën sikur të kishte rënë borë. Nuk dihet nëse ka shkaktuar dëme në të mbjellat e qytetarëve, por shihet që anës rrugës trashësia e breshërit është disa centimetra.