Stuhia “Ashley” pritet të godasë sot Britaninë e Madhe me një shpejtësi maksimale prej 35.7 metra në sekondë në disa pjesë të vendit, e cila me siguri do të krijojë rrezik për jetën e njerëzve, ndërsa priten edhe përmbytje, njoftoi Shërbimi Meteorologjik Britanik.