Një stuhi e fortë përfshiu disa pjesë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke lënë të paktën gjashtë të vdekur dhe dhjetëra të plagosur. Autoritetet njoftuan se katër persona humbën jetën në Michigan dhe dy të tjerë në Oklahoma, ndërsa tornado shkaktoi dëme kolosale. Stuhia shkuli pemë, rrëzoi linjat e energjisë, dëmtoi ndërsa dhe shkatërroi çatitë e disa shtëpive, ndërsa ekipet e shpëtimit ndodhen në terren. Shërbimi Kombëtar i Motit tha se moti i keq mund të vazhdojë përgjatë fundjavës, duke paralajmëruar për stuhi dhe përmbytje masive deri në Teksas. Autoritetet njoftuan gjithashtu për ndërprje të energjisë elektrike dhe mbyllje rrugës, gjatë gjithë fundjavës.