Stuhitë dhe erërat e forta kanë nisur të sjellin problematika në qarkun e Elbasanit, ku gjatë mëngjesit të sotëm është rrëzuar një pemë. Deri më tani nuk raportohet për të lënduar ose dëme materiale. Problematika janë hasur edhe në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, ku ka rënie të gurëve në rrugë, për këtë arsye rekomandohet që drejtuesit e mjeteve të tregojnë kujdes.