Top Channel/ Studimi! Ilaçet popullore për humbjen e peshës dhe diabetin rrisin rrezikut e verbimit
04/07/2024 19:46

Njerëzit që marrin medikamentet për të trajtuar diabetin dhe obezitetin, Ozempic ose Wegovy mund të kenë një rrezik më të lartë të zhvillimit të një forme të rrallë verbërie, sipas një studim të ri. Verën e kaluar, mjekët në Mass Eye and Ear vunë re një numër jashtëzakonisht të lartë pacientësh me neuropati optike ishemike anteriore jo-arteritike, NAION, një lloj goditjeje në sy që shkakton humbje të papritur të shikimit pa dhimbje në njërin sy.Raste të tilla janë të rralla. 10 në 100.000 njerëz mund ta përjetojnë atë, por mjekët vunë re tre raste brenda një jave dhe secili prej tyre përdorte medikamente për diabetin ose obezitetin. Një vështrim pas në të dhënat mjekësore gjatë gjashtë viteve të fundit, tregoi se njerëzit me diabet kishin më shumë se katër herë më shumë gjasa për t’u diagnostikuar me NAION nëse merrnin semaglutide me recetë, dhe ata që ishin mbipeshë ose obezë kishin mbi shtatë herë më shumë gjasa të përjetonin sëmundjen nëse po merrnin mjekimin. Megjithatë, studimi, i publikuar të mërkurën në një revistë mjekësore, nuk mund të vërtetojë se medikamentet semaglutide shkaktojnë NAION. Novo Nordisk, prodhuesi i medikamenteve të vetme semaglutide në SHBA, theksoi se të dhënat në studimin e ri nuk janë të mjaftueshme për të vendosur një lidhje shkak-pasojë midis përdorimit të ilaçeve semaglutide dhe NAION. “Siguria e pacientëve është një përparësi kryesore për Novo Nordisk dhe ne i marrim shumë seriozisht të gjitha raportet në lidhje me efektet anësore nga përdorimi i ilaçeve tona”, shkroi një zëdhënës i kompanisë në një email për CNN. Ekspertët pajtohen që rreziku i mundshëm i NAION nuk duhet të pengojë përdorimin e medikamenteve semaglutide për trajtimin e diabetit ose obezitetit. Ndërkohë, mënyrat se si semaglutidet ndërveprojnë me sytë nuk janë kuptuar plotësisht. Etiketat e miratuara nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave të SHBA për Ozempic dhe Wegovy rendisin ndryshime të shikimit te efektet anësore të mundshme, dhe Novo Nordisk po heton rastet. Për momentin, pacientët të cilët janë duke marrë semaglutide ose duke marrë në konsideratë trajtimin duhet të diskutojnë rreziqet dhe përfitimet me mjekët e tyre, veçanërisht ata që kanë probleme të tjera të nervit optik, thonë ekspertët.

Top Channel/ Lufta, pasoja për mjedisin. Paralajmërimi i OKB: Në Iran po çlirohen substanca toksike
05/04 23:06
Top Channel/ Si u shpëtua piloti amerikan. I plagosur, por u ngjit në 2000 m lartësi në Iran. Detajet e operacionit
05/04 22:19
Top Channel/ “Të martën hapen portat e ferrit”. Trump: Presim marrëveshje për hapjen e Hormuzit
05/04 22:14
Top News – Gjermania përgatitet për luftë. Burrat që largohen nga vendi duhet të marrin leje
05/04 21:33
Top Channel/ Trump tjetër paralajmërim Iranit: Ju pret ferri nëse nuk hapni ngushticën e Hormuzit!
05/04 20:00
Top News – ‘Hapeni atë dreq Ngushtice’. Trump kërcënon Iranin: Ose lëshoj ferrin mbi ju!
05/04 16:40
Top News – Si e manipuloi CIA Iranin. Pas vijës së armikut, shpëtimi i pilotit të F15
05/04 15:42
Top News – Pashkë nën raketa. Në Jeruzalem nuk festohet ringjallja e Krishtit
05/04 14:21
Top News – Mesha e Pashkës. Papa Leoni: Dhuna e lufta të mos kthehen në normalitet
05/04 13:41
Top Channel/Zelensky takon Erdogan,Presidenti i Ukrainës vizitë zyrtare në Stamboll pas sulmeve ruse
05/04 12:09
Top Channel/ Sllovakia: Na duhet nafta ruse, Kryeministri Fico thirrje BE: Hiqni sanksionet
05/04 12:08
Top Channel/ U rrëzua në tokën iraniane, shpëtohet piloti, Trump: Operacion fantastik
05/04 12:07
Top News – Kriza në Lindjen e Mesme. India rikthehet te Irani, blen naftë pas 7 vitesh
04/04 23:15
Top Channel/ Rusia do të rrëmbejë Zelenskyn? Moska: Nuk do vepronim kurrë si SHBA me Maduron
04/04 21:59
Top Channel/ “Ju pret ferri”! Trump kërcënon Iranin: Keni 48 orë afat
04/04 19:42
Top News – Bomba e raketa afër centralit bërthamor. Irani akuzon SHBA e Izraelin, shtohet frika
04/04 18:45
Top Channel/ “Lamtumirë Dubai”: Eksodi i miliarderëve, largohen prej luftës në Iran!
04/04 15:08
Top News – Kina, plane të fshehta bërthamore. CNN zbulon impiantet e prodhimit të armëve
04/04 12:47
Top News-Granata e superfuqishme në dorën e SHBA. Prezantohet M111, dëmton çdo organ të trupit
04/04 12:05
Top Channel/ U lëshua me katapultë: Irani ofron shpërblim për pilotin e avionit të rrëzuar amerikan!
04/04 11:58