Inteligjenca artificiale po mësohet në auditoret shqiptare. Universiteti Politeknik është i pari institucion arsimor publik që e ka hapur këtë vit akademik për studentët e ciklit të dytë këtë program studimi, ku nga 60 aplikime janë pranuar vetëm 15 studentë, ata me rezultate të larta e dhuntinë për të zbërthyer teknologjinë.