Studentët e Mjekësisë kanë protestuar para Kuvendit të Shqipërisë, duke kundërshtuar ashpër miratimin me procedurë të përshpejtuar të projekt ligjit për parandalimin e largimit të mjekëve. Me thirrje dhe brohorima, studentët e konsiderojnë mbajtjen me detyrim në atdhe një vendim të marrë në kundërshtim me të drejtat themelore të njeriut.