Studentët ekselentë dhe ata në nevojë nuk i kanë marrë ende bursat. “Dimri i gjatë i studentëve” është quajtur raporti i monitorimit, realizuar nga Qëndresa Qytetare, që evidenton, se në të paktën 3 vitet e fundit studentët e ekselencës dhe ata në nevojë ekonomike, që përfitojnë bursë në masën e 100 mijë lekëve të vjetra në muaj, e kanë marrë këtë bursë me 4-5 muaj vonesë.