Në 53 vjetorin e themelimit të Universitetit të Prishtinës studentët festuan ndryshe. Me intonim të himnit kombëtar marshuan nga biblioteka kombëtare tek teatri në Prishtinë për të kundërshtuar themelimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe. Ata kërkojnë nga institucionet të heqin dorë nga themelimi i një bashkësie monoetnike.