Ka nisur protesta e studentëve të mjekësisë para Parlamentit të cilët kërkojnë të anulojnë projektligjin për të mbajtur me detyrim për 5 vite studentët e mjekësisë në atdhe pas përfundimit të studimeve. Gjithashtu ata kërkojnë edhe dorëheqjen e ministres së Arsimit Evis Kushi e cila në një deklaratë të saj është shprehur se ligji për punën e detyrueshme do të miratohet dhe nuk do pyetet askush për këtë gjë.