Studentët e mjekësisë e kanë zhvendosur protestën e tyre këtë të hënë përpara Ministrisë së Arsimit. Ata janë grumbulluar pranë Fakultetit të Mjekësisë si fillim e më pas kanë marshuar përgjatë rrugës së Dibrës, për t’u ndalur përpara ministrisë ku kërkojnë takim me ministren e Arsimit Ogerta Manastirliu. Studentët thonë se nuk ka asnjë kompromis për t’u tërhequr nga kauza e tyre