Pas këtij mesazhi ngushëlli mbajtur nga kryetarja e kuvendit Elisa Spiropali dhe një minutë heshtje, deputetët e opozitës preferuan mos të vijonin me të qëndruarin në seancën plenare, duke respektuar vendimin e mbajtjes dy ditë zije në nder të ish kolegut të tyre Gert Bogdani. Megjithatë punimet parlamenti i vijojë, nga ku deputetja Etilda Gjonaj foli për disa ndryshime në projekt ligjin “për trajtimin e veçantë të studentëve që ndjekin programin e integruar në ciklin e dytë “mjekësi e përgjithshme”. Deputetja Gjonaj tha se ndryshimet reflektojnë plotësisht rekomandimet e vendimit të gjykatës kushtetuese.