Më 9 janar universitetet u rihapën pas pushimve dimërore dyjavore “Rikthimi pak vështirë. Por do hymë në linjë shpejt”… Por rikthimi në auditore për të rinjtë shoqërohet edhe me shpenzimet e larta në këtë kohë krize. Ata shprehen të zhgënjyer që nuk ishin pjesë e shportës së fundvitit kundër inflacionit të luftës që do shpërndahet nga qeveria.